DigitAlb filloi transmetimet më 15 Korrik 2004, si një ndër të parat platforma dixhitale tokësore në Europë, duke shënuar dhe ndryshimin më të madh në historinë e transmetimeve televizive shqiptare, madje edhe në një koncept më të gjerë rajonal, me një larmi programacioni dhe ndërveprimi përmes transmetimeve televizive.
Në 9-vjetorin e themelimit të DigitAlb, në Korrik 2013, flyBOX është një nga risitë më të madhe teknologjike në Shqipëri, i cili sjell për herë të parë edhe shërbimin Video-On-Demand nëpërmjet katalogut Popcorn, ku çdo abonent i DigitAlb tashmë ka mundësinë të zgjedhë mes mijëra filmave e programeve dhe t’i shikojë në çdo moment që dëshiron. Popcorn, i cili përmban prodhime kinematografike shqiptare para dhe pas viteve ’90, filmat e serialet më të fundit, të gjitha të titruara apo dubluara në shqip, pasurohet çdo ditë e më shumë me tituj të rinj.